Moto GP Sport

MOTO GP/ Tërhiqet edhe Japonia, deri në nëntor do të garohet vetëm në Europë

“Ne po punojmë për të organizuar sa më shumë gara të jetë e mundur gjatë këtij viti”, tha Carmine Ezpeleta, presidenti i Dorna, kompania që organizon garat e botërorit të Moto GP. Kjo deklaratë e tij erdhi pas vendimit për të anulluar përfundimisht garën e Çmimit të Madh të Japonisë për shkak të koronavirus.

Kjo garë ishte parashikuar të zhvillohej më 16-18 tetor në pistën e Motegi, por u ra dakord për t’u anulluar. “Duke parë situatën, kemi vendosur që deri në mesin e nëntorit garat e sezonit 2020 në Moto GP të zhvillohen vetëm në Europë. Këtu do të përpiqemi të zhvillojmë sa më shumë gara të jetë e mundur”, tha Ezpaleta.

Related posts

“MENDOJ SE INTER ËSHTË NË UDHËKRYQ PËR TË ARDHMEN”/ Del Piero: Skuadër e përçarë, nuk ka asnjë ide

Delo.autor

E PABESUESHME/ MILANI bën gati BOMBËN në MERKATO interesohet për dyshen e Liverpool

Isa.Autor

Rusi 2018, “mëkatari” i Inter-Juventus në FIFA

Sadik.Autor

Leave a Comment