Futboll Sport

NJË TJETËR SHTET EUROPIAN MERR VENDIMIN DRASTIK/ I vë “drynin” futbollit dhe jep verdiktet në tavolinë

Një tjetër shtet Europian ka vendosur, të mbyll kampionatin, duke dhënë verdiktet para kohe, për shkak të pandemisë së Koronavirusit. Bëhet fjalë për Bosnjë Hercegovinën.

Federata ma marrë vendimin drastik, duke mos lejuar zhvillimin deri në fund të sezonit. Kësisoj, verdiktet u dhanë në tavolinë, ku Sarajevo është shpallur kampion, duke fituar titullin për të dytin vit radhazi. Ndërkohë për sa i përket renditjes nga kategoria, janë djegur 2 skuadra, Çelik dhe Zvijezda, që sezonin e ardhshëm do të militojnë një kategori më poshtë.

Kujtojmë që Bosnja iu bashkëngjitet kështu shteteve si Franca, Holanda, Belgjia dhe Skocia, të cilat kanë mbyllur kampionatet, duke dhënë verdiktet në tavolinë.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Kosovë-Çeki. Rezultati 1-1

Delo.autor

Skedina Europa League, ja si dalin këto 5 ndeshje sot (FOTO)

Q.Autor

LUKAKU APO RONALDO? Luca Toni: Ylli belg është vendimtar kur nuk shënon, por CR7…

Delo.autor

Leave a Comment