Futboll Sport

NDODH EDHE KJO/ Salah gjen hajdutin që i vodhi shtëpinë dhe bën veprimin e pabesueshëm

Një gjest i madh i bërë nga Mohamed Salah në të kaluarën është zbuluar nga “DailyMail”.

Gjatë kohës kur sulmuesi i Liverpoolit ishte i ri dhe luante për Aleksandrinë në Egjipt, një person i grabiti atij shtëpinë.

I mërzitur nga kjo, babai i yllit egjiptian menjëherë bëri një denoncim në polici dhe hajduti u gjet pas dy ditëve.

Pikërisht këtu Salah bëri edhe një gjest të madh. Thuhet se ai i kërkoi babait të tij të tërheqë denoncimin dhe të falë hajdutin.

Megjithatë nuk përfundoi këtu, pasi pa gjendjen e personit që i vodhi shtëpinë, Salah vendosi t’i japë para atij dhe gjithashtu i ofroi edhe një punë, në mënyrë që ai të siguronte para për të ardhmen.

Related posts

“LUFTA” PËR ZONËN CHAMPIONS/ Trajneri Pioli: Vetëm Inter më lart se ne këtë sezon. Mbi Ibrahimovic…

Delo.autor

NUK ISHTE I GATSHËM PËR SFIDËN NDAJ LEIPZIG/ Ja si e arsyeton “L’Equipe” mungesën e mbrojtësit të Manchester City

Delo.autor

E FUNDIT/ Arsenali ‘boom’ në merkato, arrihet marrëveshja personale me Mkhitaryan dhe Aubameyang

Q.Autor

Leave a Comment