Futboll Kategoria Superiore Sport

SUPERIORJA/ Bylisi mposht Skënderbeun, korçarët dorëzohen në minutat e fundit

Bylisi ka mposhtur me frymën e fundit Skënderbeun.

Ballshiotët fituan me rezultatin 1-0 falë penalltisë të shndërruar në gol nga portieri Isli Hidi në minutën e 94′.

Ishte një ndeshje e qetë nga të dyja skuadrat, që nuk kishin shumë mundësi për shënim, ndonëse edhe temperaturat e larta kishin ndikim në këtë ndeshje.

Vetëm në minutat e fundit të ndeshjes, Bylisi u hodh tërësisht në sulm për të kërkuar golin, por pa sukses pasi korçarët ishin vendosur mirë prapa dhe provonin me kundërsulme.

Pas kësaj fitore, Bylis pozicionohet në vendin e 7-të me 43 pikë të grumbulluara.

Related posts

E PABESUESHME/ 36 milionë euro në vit, tifozët janë gati të paguajnë super rrogën e Suarez

Delo.autor

VAR vendimtar, Danimarka ”ngec” me Australinë (VIDEO)

Sadik.Autor

KROACI-SPANJË NDIZET PA STARTUAR ENDE/ Futbollisti i kroatëve thyen rekordin e Wayne Rooney

Delo.autor

Leave a Comment