Seria A Sport

E RËNDË/ Futbollisti 24-vjeçar i kombëtares togelse humb jetën nga malaria

Një tjetër vdekje në botën e futbollit. Kossi Koudagba, sulmuesi togolez, u largua nga kjo botë në moshën 24-vjeçare, pasi u prek nga malaria, e cila, për fat të keq, ishte fatale për të. Sipas asaj që raporton “BBC”, Koudagba kishte vendosur ta kalonte karantinën prej Covid-19 në Devié, në periferi të kryeqytetit Lomé, ku ishte rritur. Duke dashur t’i ruhet vurisit të rrezikshëm, që ka gjunjëzuar aktualisht mbarë botën, ra në kontakt me sëmundjen tjetër. Pra, e pësoi rëndë nga malaria.

Sulmuesi i talentuar lunate me ASC Kara, skuadër me të cilën, në sezonin 2018-2019, ishte shpallur kampion i Togos dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit. Koudagba kishte dëshmuar se ishte i rëndësishëm edhe për kombëtaren togolese, me të cilën kishte siguruar kualifikimin për në Kupën Afrikane, e cila do të zhvillohej në Kamerun nga 4 deri më 25 prill.

Related posts

Atletico fiton ndaj Levantes, Armando Sadiku luan vetëm 45 minuta

Sadik.Autor

IU VETËOFRUA MILANIT DHE MANCHESTER UNITED/ Ish-sulmuesi i “Kuqezinjve” prezantohet te ekipi i ri…

Delo.autor

DEL E VËRTETA/ Juve-Inter: Ja pse tifozët zikaltërt BOSHATISËN sektorin e tyre (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment