Futboll Seria A Sport

DUHET TË GAROJË PËR NJË VEND TITULLI NË SKUADËR/ Elseid Hysaj i drejtohet Napolit me shkresë: Dua të largohem…

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, i është drejtuar klubit me shkresë për t’u larguar, sepse nuk është i lumtur se i duhet të garojë për një vend titullari në skuadër.

Muajin e kaluar, menaxheri i Hysajt, Mario Giuffredi, tregoi se mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë nuk do ta vazhdonte kontratën me Napolin dhe tani ai e ka bërë edhe një hap tjetër të madh drejt largimit nga San Paolo.

Sipas gazetës së përditshme italiane, La Gazzetta dello Sport, 26-vjeçari ka dorëzuar kërkesë për largim nga klubi këtë verë.

Hysaj nuk është i lumtur se i duhet të konkurrojë me Giovanni Di Lorenzo për një vend në mbrojtjen e skuadrës së Gennaro Gattusos.

Ai i ka bërë 13 paraqitje në Serie A këtë sezon dhe pritet të largohet këtë verë, pasi në korrik do të futet në vitin e fundit të kontratës me Napolin.

Hysaj iu bashkua Napolit nga Empoli në vitin 2015 për 5 milionë euro dhe i ka zhvilluar plot 187 ndeshje për të kaltrit që prej atëherë.

Related posts

ZYRTARE/ Do të largohet nga Chelsea, Thiago Silva rikthehet në Brazil

F.autor

MESAZH REAL MADRID-IT NGA LONDRA/ Dani Ceballos: Dëshira ime është për të veshur fanellën e…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Atletico-Real Madrid, nis pjesa e dytë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment