Futboll La Liga Sport

“PLAS” SHERRI TE BARCELONA/ Messi bën sherr me Griezman në stërvitje

Barcelona nuk po kalon një moment të mirë brenda dhe jashtë fushe.

Së fundmi mësohet se Lionel Messi dhe Antoine Griezman janë përplasur në stërvitje.Madje është dashur ndërhyrja e trajnerit Setien dhe disa prej pjesëtarëve të stafit për t’i ndarë.

Shkak për këtë përplasje mes Messit dhe Griezman mendohet se është bërë një episod në ndeshjen kundër Levantes, ku argjentinasi nuk ja ka pasuar topin francezit.

Ish-sulmuesi i Atletico Madrid ka dështuar të përshtatet në “Camp Nou” dhe ndoshta edhe kjo ka shtuar nervozizmin te kampioni i botës.

Me këtë episod të pakëndshëm Griezman me shumë mundësi do largohet nga Barcelona, pasi për francezin nuk mungojnë ofertat ku më kryesoret janë ato nga Manchester United apo PSG.

E kundërta thuhet për Messin, pasi argjentinasi është shumë pranë rinovimit me Barcelonën.

Related posts

DISFATA NDAJ “KUQEZINJVE”/ Situatë aspak e mirë tek Lazio, Presidenti Lotito akuzon Igli Taren për…

Delo.autor

ATALANTA-PSG/ “Të Kaltërit” do të kenë një tifoz special mbrëmjen e sotme

Delo.autor

ZBULON TALENTIN QË DO TË ZËVENDËSOJË DAVID SILVAN/ Flet Guardiola: As për 500 milionë euro…

Delo.autor

Leave a Comment