Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA MES PARTIZANIT DHE LAÇIT/ Ja vendimi për stadiumin ku do të luhet ndeshja e së shtunës

Është marrë vendimi për sa i përket stadiumit, ku do të zhvillohet ndeshja mes Partizanit dhe Laçit, e cila është programuar për ditën e shtunë.

Burime zyrtare pranë FSHF-së,  kanë konfirmuar për “Panorama Sport”, se ndeshja do të luhet në stadiumin “Air Albania”, duke filluar nga ora 17:00.

Ndeshja është e rëndësishme për të dyja ekipet dhe është vendosur të luhet në stadiumin, “Air Albania”, i cili nuk ka pritur asnjë ndeshje pas rikthimit të kampionatit nga pauza për shkak të pandemisë.

Sigurisht ndeshja do të luhet pa praninë e tifozëve, kjo për shkak të vendimit që është për të mos i lejuar, në mënyrë që të ,os rrezikohet përhapja e virusit.air albania

Kujtojmë se Partizani shumicën e ndeshjeve si vendas për këtë sezon i ka luajtur në “Selman Stërmasi”, por është vendosur që ndeshja me Laçin të luhet në stadiumin më të ri në kryeqytet.

Related posts

KUR KTHEHEN LOJTARËT NGA AMERIKA E JUGUT? Juventus rrezikon 5 mungesa ndaj Napolit. Ja situata në Serie A…

Delo.autor

Gentian Selmani në dilemë, të zgjedhë Belgjikën apo Italinë?

Sadik.Autor

Cristiano Ronaldo te Juventus, Marchisio ka dy fjalë për portugezin

Isa.Autor

Leave a Comment