Futboll Sport

PAS NJË NDESHJE TË HUMBUR NGA EKIPI/ Talenti i Roma-s shkarkohet për një VIDEO në TikTok

Ka përfunduar për shkak të një videoje huazimi i Mirko Antonucci-t, talent premtues i Roma-s, te klubi portugez i Vitoria Setubal.

Antonucci, pas një ndeshje të humbur nga ekipi, ka postuar një video në TikTok, klipi i parë i kolazhit që mund ta shikoni më poshtë, që nuk është pëlqyer nga klubi portugez, që ka prishur para kohe kontratën me lojtarin.

“Për shkak të historisë së klubit dhe duke pasur parasysh respektin që meritojnë tifozët, një lojtar i Vitoria FC duhet të jetë i tillë 24 orë në ditë”, ka thënë trajneri i skuadrës Julio Velázquez.

Antonucci do të kthehet në Romë para kohës së parashikuar, në pritje për të mësuar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij.

Related posts

“DERBI NA LA ME PASOJË TORASËN”/ Trajneri Shehi: Ndaj Laçit kemi në dorë fatin tonë, ja çfarë duhet të bëjmë më mirë

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Toulouse – PSG

Q.Autor

Raiola ia ofron Pogba “big”-ëve të Europës, por askush nuk e do

Q.Autor

Leave a Comment