Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Sarri drejt largimit, rivalët e Juventus e duan për sezonin e ri

Fiorentina po monitoron situatën e trajnerit Maurizio Sarri te skuadra e Juventusit. Corriere Fiorentino shkruan se tekniku toskan po ndiqet nga drejtuesit e klubit vjolë.

E ardhmja e trajnerit Beppe Iachini është vënë në dyshim, pasi rezultatet nuk kanë qenë në krahun e tij. Fiorentina kërkon ringritjen e klubit, por duket e vështirë nëse sheh rezultatet që po prodhon ekipi.

Sarri mund ta mbyllë vetëm pas një viti me Juventusin, pasi humbi Kupën dhe Superkupën, ndërsa kampionati duket më i sigurt. Nëse torinezët eliminohen nga Lyon në Champions dhe ka shanse, pasi ndeshja e parë është humbur 1-0, atëherë e ardhmja do të jetë në pikëpyetje për Sarrin.

Related posts

“ËSHTË BUKUR TË SHOHËSH KËTË MILAN”/ Legjenda Baresi: Champions është minimumi për “Kuqezinjtë”

Delo.autor

PANENKA E MESSIT/ Rrjeti “ÇMENDET” pas goditjes së dënimit, ja reagimet

Delo.autor

FITORE ME VUAJTJE/ Solari: Duhej të kishim pushuar me një rezultat më të thellë, kur nuk ke…

Isa.Autor

Leave a Comment