Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Klubi rus vuan nga COVID-19, 8 persona janë pozitivë!

COVID-19 ka dëmtuar shumë klube në Rusi, pasi numri i futbollistëve të prekur është rritur ndjeshëm. Klubi i Orenburg po vuan shumë, pasi ka 8 persona që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Gjashtë futbollistë dhe dy pjesëtarë të stafit teknik janë testuar pozitivë. Orenburg doli me deklaratë zyrtare duke konfirmuar faktin se ekipi i tyre ishte prekur shumë nga COVID-19.

Ndeshja e radhës e Orenburg do të jetë me Krasnodar pas dy ditësh. Nuk dihet nëse do të luhet kjo sfidë, ndërsa para pak ditësh ekipi i Krasnodar nuk luajti ndeshjen kundër Dynamo Moscow. Tani të gjithë personat e prekur do të testohen.

Related posts

NGA FUTBOLLI NË LAGJEN E VARFËR TEK EKIPI SLLOVEN/ Mesfushori i Kombëtares U-19: Frymëzohem nga Granit Xhaka

Delo.autor

MANAJ NUK ËSHTË I LUMTUR TEK BARCELONA/ Sulmuesi i Kombëtares dëshiron të luajë në…

Delo.autor

LIVE/ EUROPA LEAGUE: Laci pranë kualifikimit, Uzuni kalon në avantazh krutanët

Isa.Autor

Leave a Comment