Futboll Sport

FITOI CHAMPIONS LEAGUE/ Ish-mbrojtësi i Barcelonës i jep fund futbollit

Zheremi Mathju ka vendosur ti varë këpucët në gozhdë. Dëmtimet e shumta dhe problemet fizike e detyruan 36 vjeçarin ti japë fund futbollit të luajtur.

zheremi mathju

“Jam i trishtuar, por jeta vazhdon”, u shpreh shkurt mbrojtësi francez. Mathju kohët e fundit aktivizohej me Sportingun e Lisbonës në Portugali, ndërkohë që ka luajtur edhe në Spanjë me Valencian dhe Barcelonën.

Pikërisht me ekipin katalanas mbrojtësi arriti kulmin pasi fitoi 9 trofe midis tyre edhe Ligën e Kampionëve në sezonin 2014-2015. Mathju luajti edhe 5 ndeshje me kombëtaren e Francës.

Related posts

MBYLL AVENTURËN E TIJ TEK INTER/ Mbrojtësi Hakimi transferohet tek PSG, ja detajet e operacionit…

Delo.autor

Allegri 200 fitore në Serinë A, në histori me titullin e katërt me Juven

Q.Autor

LIVE/ Luftëtari – Kastrioti: Penallti e kontestuar për krutanët, Marku dyfishon nga 11 metra (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment