Futboll Sport

GAFA NË BOTËROR QË I KUSHTOI SHTRENJTË/ Portieri: Kishin të gjithë numrin tim, më kërcënuan me jetë

Mund të ishte Botërori i fundit me shpresa tek Leo Messi, por tifozët argjentinas nuk parashikuan se portieri i tyre do u shkatërronte çdo lloj ëndrre. Në ndeshjen kundër Kroacisë, portieri 38-vjeçarë, Uilli Kabajero, gaboi me largimin e topit duke i “asistuar” Rebiçit në golin e parë.

Ndeshja me atë rast mori tatëpjetën për argjentinasit teksa Kroacia shënoi dhe 2 herë të tjera duke triumfuar dhe eliminuar Argjentinën me rezultatin final 3-0. “Me gabimin ndaj Kroacisë, unë dëshiroja që topi të kalonte në këmbët e Salviso, por çuditërisht unë rrash në tokë”, ka thënë ai në një intervistë për TNT Sports.

Kabajero4

“Topi më pas kaloi në këmbët e Rebiç. Të gjithë menduan se unë dëshiroja që të ndodhte ashtu, mirëpo nuk ishte ashtu, asnjëherë nuk e kam goditur topin ashtu”.

kabajero6

“Dëshiroja ta hidhja topin te dy sulmuesit tonë që ishin përpara. Nga ajo ditë, të gjithë kishin numrin tim dhe ishin situata të pakëndshme, pasi mora edhe kërcënime me jetë”, përfundoi Kabajero.

Related posts

TALENTI KOPJON MESSIN/ Nga zona në zonë, gol “fantastik” për Feyenoord (VIDEO)

Isa.Autor

JEP DORËHEQJEN NGA TOMORI/ Bledar Devolli: Erdha për të bërë diçka të mirë, por…

Isa.Autor

KRIJON SKEMËN E RE PARA NDESHJES ME ISLANDËN/ Trajneri Edy Reja: Ja si transformohet Shqipëria

Delo.autor

Leave a Comment