Futboll Ligue 1 Sport

“NUK MË PËLQEN TË KRAHASOJ BREZAT”/ Ndihmësi i Tuchel: Ky është defekti i vetëm i Mbappe

Kylian Mbappe është padyshim një nga lojtarët me të ardhmen më të ndritshme në botën e futbollit. Ylli i PSG-së dhe i kombëtares franceze është simboli i klubit parisien dhe ka shumë mundësi që të jetë edhe simboli i Gjelave.

21-vjeçari ka shumë cilësi, por edhe ndonjë defekt, që mund të përmirësohet duke fituar eksperiencë. Është i bindur për këtë Zoumana Camara, ndihmësi i Thoms Tuchel t e PSG.

Gjatë një lidhje direkte në Instagram me Sabri Parisien ou Rien, ai ka zbuluar se cilat janë pikat që Mbappe duhet të përmirësojë:

“Nuk më pëlqen të krahasoj brezat”, ka thënë Camara duke iu përgjigjur një krahasim mes Mbappe dhe yjeve të së kaluarës si Platini dhe Zidane.

“Nuk më pëlqen të krahasoj Platini me Zidane, ose Messi me Pele, secili ka shkruar historinë në kohën e tij. Ka shumë futbollistë që kanë qenë më të mirët. Mund të them se ka qenë Ronaldo, Fenomeni, dhe është edhe Cristiano Ronaldo. Kylian duhet të jetë vetvetja. Po bën mirë, është i ri dhe ka gjitthçka për t’u përmirësuar”.

“Nëse duhet të gjej një defekt te Mbappe, them se ai duhet të mendojë të shënojë gola. Shënon shumë, është e vër tetë, dhe është i mirë kundër mbrojtësve, por mendoj se kur luan kërkon gjithmonë t’u tregojë njerëzve se mund të bëjë driblime”.

“Nuk duhet ta bëjë këtë, duhet të mendojë për të shënuar gola dhe kaq. Megjithatë, mendoj se me kohën do të mësojë dhe do ta korrigjojë këtë aspekt”.

Related posts

NNDRYSHON SITUATA E COUTINHOS/ Braziliani do të rikthehet tek Barcelona dhe…

Delo.autor

SKANDALI NË SUPERIORE/ Përjashtimi i mundshëm i Kamzës, ja tri skuadrat që fitojnë nga dënimi (FOTO)

Delo.autor

“PO ECIM FURISHËM, DUHET TË KEMI BENZINË DERI NË FUND”/ Pioli: Mund të ishim në vendin e tretë nëse…

Delo.autor

Leave a Comment