Futboll Kategoria Superiore Sport

ANULOI PENALLTINË NË KORÇË/ Arbitri Muska: Ju tregoj bisedën me Jorgjin, e vërteta është që…

A u bë VAR te penalltia e anuluar e Enea Jorgjit në Korçë?” Kjo është pyetja që bëhet më së shumti pas ndeshjes së Kupës Skënderbeu-Bylis, 1-1 të mërkurën në mbrëmje. Raportimet e para ishin që delegati i ndeshjes dhe vëzhguesi sinjalizuan arbitrin e katërt. Por ky i fundit e mohon kategorikisht këtë. Quhet Roxhers Muska, është sezoni i tij i parë në Superiore dhe ka anuluar dy gola si arbitër i katërt. Rast unik në kampionatin tonë. Djaloshi, që betohet se nuk ka marrë asnjë sinjalizim nga delegati e vëzhguesi dhe nuk ka parë asnjë pamje filmike para se të kërkonte anulimin e penalltisë, ose është me shumë fat, ose realisht mund të jetë një zbulim në radhët e arbitrave për të ardhmen.
0

Për të intervistuar Muskën na u desh fillimisht të dëgjonim një lumë kritikash nga disenjatori Sokol Jareci, që thotë se i është ngrënë haku dhe se, sipas tij, nuk është përdorur asnjëherë VAR ilegal. Në rrëfimin për “Panorama Sport” Roxhers Muska shpjegon me detaje se përse i sugjeroi Enea Jorgjit që të anulonte penalltinë e dhënë në minutën e…

Roxhers, ju e anuluat penalltinë e dhënë nga Jorgji të mërkurën në Korçë?
Unë i sugjerova Eneas (Jorgjit) që ta anulonte penalltinë dhe ai ma dëgjoi fjalën.

Pse e anuluat penalltinë?
Sepse e pashë qartë dhe isha i bindur se nuk pati kontakt për penallti.
JORGJI-MELLUGJA
Çfarë i thatë Jorgjit?
E sinjalizova dhe po i flisja, por u bë rrëmujë e madhe dhe në fillim e patëm të vështirë të komunikonim.
PROTESTAT-1 (1)
Pse u bë rrëmujë?
Sepse stafi dhe stoli i Skënderbeut hynë në fushë e pothuajse shkuan te zona e rreptësisë për të protestuar. Është detyra ime që t’i
largoj ata nga fusha. Në atë moment u bë pak rrëmujë.

Dakord, po çfarë i thatë  Jorgjit?
E pyeta nëse më lejonte që t’i jepja një mendim. Ai tha: “Vazhdo Nertil, po të dëgjoj”. Më ngatërroi me anësorin Bregasi. Ndërkohë pastaj Bregasi i sqaroi që po i flisja unë në kufje. I thashë që për mendimin tim nuk ishte penallti.

Po ai çfarë ju tha?
Më pyeti sërish nëse isha i sigurt, pasi Enea kishte dyshime se intensiteti i goditjes së topit nga lojtari i Skënderbeut kishte qenë
shumë i madh dhe më pas kishte bërë faull ndaj lojtarit të Bylisit. Unë i thashë se isha i sigurt dhe ai më dëgjoi. Vendosi ta anulonte penalltinë.

Related posts

RRËFEN GJITHÇKA/ Dy anekdotat e Shevchenko mbi Inzaghi dhe Materazzi. Finalja e “Old Trafford” dhe derbi Champions…

Delo.autor

“NDESHJE E TMERRSHME”/ “Shpërthen” Pique: Kemi prekur fundin, jam i pari që pranoj të largohem

Delo.autor

PLANI B PËR REAL E BAYERN/ Vlahovic kthehet në “xholin” e verës, Juve “fërkon duart”

F.autor

Leave a Comment