Futboll Sport

KAOS TEK KLUBI I NJOHUR EUROPIAN/ Tifozët futen në fushë dhe godasin lojtarët (VIDEO)

Një kaos i vërtetë ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes mes Debreçenit dhe Paksi, e cila u mbyll në barazim 1-1. Pikërisht me këtë barazim, klubi i njohur i Debreçenit ra nga kategoria, duke sjellë një irritim të madh tek tifozët.

Menjëherë sapo përfundoi ndeshja, të gjithë lojtarët u shtrinë në tokë ët mërzitur për këtë rënie nga kategoria. Tifozët të irrituar nga lojtarët, kanë pushtuar fushën e lojës, jo për t’iu dhënë kurajë, por për t’i goditur.

Ata u quajtën shkaktarët kryesorë për rënien e skuadrës dhe tifozët nuk kanë nguruar t’i godasin, ku Nikolla Trujiç dhe Luka Milutinoviç, pësuan disa dëmtime të mëdha. Duhej ndërhyrja e policisë, në mënyrë që tifozët të shpërndaheshin dhe të largoheshin nga fusha e lojës.

Related posts

LIVE/ Starton ndeshja Debrecen-Kukësi. Rezultati 0-0

Delo.autor

RREGULLORJA/ Limaj kopjoi Ramos me kartonin me llogari, rrezikon supergjobë dhe përjashtim nga Etika

Delo.autor

Paolo Maldini: Napoli duhet të besojë në Scudetto, Milani mund ta kapë vendin e katërt

Q.Autor

Leave a Comment