Futboll Kosova Sport

PRET TË NDRYSHOJË EKIP NË MERKATO/ Futbollisti shqiptar zgjidhet në formacionin e javës në Bundesliga

Bundesliga uli dje siparin e sezonit 2020-2021, ku u përcaktuan edhe verdiktet finale. Verder Bremen mori një fitore mjaft të rëndësishme për objektivin mbijetesë. Një ndihmë të madhe dha edhe Milot Rashica me kosovarin që shënoi një gol dhe dha një asist në fitoren e thellë 6-1 që i jep mundësinë Verderit të shmangë zbritjen e menjëhershmë një kategori më poshtë dhe do të luajë në play-off.

Kaq ka mjaftuar që sulmuesi i Kosovës të përfshihet në formacionin më të mirë të javës  në Bundesligë. Kujtojmë se Rashica ka edhe ditëlindjen sot dhe kjo ishte dhurata më e mirë që mund të merrte.

Kosovari ka bërë paraqitje mjaft të mira në Bundesligë me Verder Bremenin çka ka bërë që shumë skuadra të rëndësishme të interesohen për të. Flitet shumë për një largim të Rashicës drejt Lajpcigut ku drejtuesit e skuadrës gjermane e shohin si zëvendësuesin ideal të Timo Vernerit që u transferua tek Çelsi.

Related posts

MUÇI DREJT GJIGANDIT FRANCEZ PËR SHITJE REKORD/ Në lojë futet agjenti i Ronaldos. Ja sa përfiton Tirana

F.autor

Partnerja e De Geas, Edurne, uron ardhjen e qershorit me imazhe provokuese…

Sadik.Autor

YLLI I ROMËS PO ÇMEND EUROPËN/ Ja cilat janë ekipet që kërkojnë Zaniolon

Delo.autor

Leave a Comment