Futboll Seria A Sport

“JUVENTUS E MORI VETEN MBAS KUPËS SË ITALISË”/ Trajneri Lipi: Tek Interi nuk shikoj krizë, ja lojtari që më pëlqeu

I intervistuar nga mikrofonat e “Corriere dello Sport”, Marçelo Lipi, ish-trajneri i kombëtares italiane, ka folur për kampionatin e Serisë A duke u ndalur tek ato që ka parë gjatë javëve të fundit:

“Juventusi ka zhvilluar disa ndeshje nën nivel, ato në Kupën e Italisë. Më pas kundër një rivali të rrezikshëm si Bolonja, që di të luajë mirë futboll dhe mund të vendosë këdo në vështirësi, kreu një paraqitje pozitive dhe me një tjetër ritëm. Ndërsa Interi ka ndryshuar shumë lojtarë nga njëra ndeshje në tjetrën dhe ky fakt mund të ketë pasur një ndikim.

Megjithatë, ishte në gjendje të kalonte në avantazh dy herë duke i përmbysur rezultatin Sasuolos. Pra, nuk e kam parë në krizë totale. Surprizë në rinisje? Asnjë surprizë, kam parë të njëjtët protagonistë që njohim shumë mirë. Diçka për t’u veçuar, po. Mes të rinjve, një mbi të gjithë më befasoi: Agume i Interit. E pranoj, nuk e njihja, por m’u duk shumë interesant”.Lipi

Tani skuadrat i pret një kalendar i ngjeshur: “Të gjitha ekipet e rëndësishme kanë treguar atë që është forma e tyre. Mund të qëndrojë gjithçka, edhe humbja e Lacios me Atalantën: bardhekaltrit kundër Gasperinit u nisën me sprint, si zakonisht, më pas ranë nga pikëpamja fizike”.

Related posts

VIDEO/ Dortmund ngushton rezultatin ndaj Bayernit

Q.Autor

U ZYRTARIZUA TEK MANCHESTER UNITED/ Ronaldo: Bëra zgjedhjen më të mirë të mundshme

Delo.autor

LA LIGA ËSHTË E “ÇMENDUR” / Valencia jep “spektaklin” e radhës (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment