Futboll Premier League Sport

GOLI NË MINUTAT E FUNDIT/ Ceballos bën heroin dhe dërgon Arsenalin në gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë

Arsenali arriti një kualifikim tepër të rëndësishëm për në gjysmëfinalen e FA Cup. “Topçinjtë” e Mikel Artetës, mposhtën me rezultatin 1-2 Shefild Junajtid në një përballje tepër delikate.

Ishte futbollisti Nikolas Pepe, ai i cili në minutën e 25-të hapi seri në golave, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë. Vendasit nuk u dorëzuan teksa barazuan shifrat me anë të irlandezit MekGoldrik, i cili realizoi në minutën e 87-të.

Kur u mendua se koha e rregullt do të mbyllej në barazim dhe ndeshja do të shkonte në shtesa, ishte Dani Sebajo, i cili në minutën 90+1 i dhuroi fitoren Arsenalit. Talenti spanjoll lëshoi një diagonale të saktë, duke mposhtur portierin vendas.

Related posts

INTER-ROMA/ Dzeko sfidon Abrahamin, Kumbulla nuk preferohet titullar në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“KAM LUAJTUR ME DY YJET MË TË MIRË NË BOTË”/ Suárez: Më gjeni një sulmues, që nuk është egoist

Isa.Autor

TENIS/ Numri 1 në botë tërhiqet nga Roland Garros pas dëmtimit

Delo.autor

Leave a Comment