Futboll Premier League Sport

PO SHKËLQEN NË SPANJË/ Arsenal nis ofertë për futbollistin shqiptar. E kërkojnë edhe në Serinë A

Enis Bardhi është duke shkëlqyer me Levanten në La Liga, ku në 28 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 4 asiste.

Pikërisht për këtë arsye, në drejtim të futbollistit shqiptar i cili përfaqëson Maqedoninë e Veriut, kanë ardhur edhe disa oferta. Sipas “Onda Cero”, Arsenali është një nga klubet e interesuara për Bardhin, për të cilin thuhet se ka nisur edhe një ofertë.

Arteta e pëlqen shumë mesfushorin me tipare sulmuese dhe e do në ekipin e tij për sezonin e ardhshëm.enis

Gjithashtu në gjurmët e lojtarit është vënë edhe Fiorentina, që gjithashtu e pëlqen shumë lojtarin dhe janë të gatshëm të bëjnë një sakrificë për ta marrë.

Related posts

KONFIRMOHET LAJMI/ Guardiola gjen lojtarin që kërkonte, por vetëm për 6 muaj (FOTO)

Delo.autor

Bale-Manchester United, një marrveshje që mund të kushtojë 380 mln euro

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Joshua do të mbrojë titujt ndaj Povetkin më 22 shtator, në Londër

Isa.Autor

Leave a Comment