Futboll La Liga Sport

GOLI HISTORIK NË KARRIERË/ “Jashtëtokësorit” i duket porta e vogël

Pavarësisht se kurrë nuk ka hequr dorë nga prodhimi i golave për skuadrën (ka dhënë 3 asiste në dy ndeshjet e fundit), Lionel Mesi vazhdon të mos e gjejë rrugën e rrjetës. Në këtë sezon me fanellën katalanase ka marrë pjesë në 46 gola nga 91 në total që ka skuadra e Barcelonës, por ende nuk po vjen goli i 700-të në karrierë.

Në 3 ndeshjet e fundit kapiteni i katalanasve nuk e ka gjetur dot rrjetën, por ka shërbyer shokët e tij të skuadrës si Ivan Rakitiç dhe Luis Suarez. Ndaj Sevijes, Bilbaos dhe Selta Vigos nuk ia ka dalë që të dërgojë topin në rrjetë dhe kjo është diçka e pabesueshme sepse ai ka qenë shumë i përfshirë në lojë. Por, Leo është duke vuajtur aspektin psikologjik, ashtu si e gjithë pjesa tjetër e skuadrës. Porta kundërshtare po i duket më e vogël dhe nuk po ia del që të shënojë golin e 700-të në karrierë.

Mesi

Ai ka shënuar 629 gola me Barcelonën dhe 70 me fanellën e kombëtares së Argjentinës. Sot në mbrëmje kundër Atletikos së Madridit do të tentojë të thyejë mallkimin e sfidave të fundit dhe sigurisht që mund t’ia dalë sepse përballë do të ketë një nga skuadrat që i ka shënuar më shumë gola në karrierën e tij. Ai ka arritur që të shënojë 30 gola në portën e bardhekaltërve.

Related posts

Ancelotti i thotë “jo” Italisë: Dua të punoj në Premier League!

Sadik.Autor

 CANA ka anembanë botës fansa, tifozi POLAK emocionon legjendën KUQEZI (FOTO)

Isa.Autor

PRAPASKENAT/ A do largohet Lewandowski nga Bayern? Nagelsmann sqaron situatën

F.autor

Leave a Comment