Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti Leclerc nuk pret mrekullinë: Unë kam ndryshuar, por jo makina

Piloti monogask i Ferrarit, Charles Leclerc qëndron me këmbë në tokë për sa i përket paraqitjes së “kokëkuqes” këtë sezon në Formula 1.

“Shpresojmë të bëjmë një sezon më të mirë edhe pse është e vështirë. Nuk ka qenë një fillim i lehtë me testet dimërore, por duhet ta harrojmë atë fakt. Të shohim se si do të nisë ky sezon në Austri”, tha Leclerc.

Më 5 korrik zhvillohet gara e parë sezonale në pistën e Zeltweg, ku do të garohet dy fundjava radhazi (edhe më 12 korrik). Një vit më parë, në këtë pistë, piloti i Ferrarit humbi garën pak xhiro nga fundi dhe u parakalua nga Max Verstappen.

“Kam mësuar shumë gjëra nga ajo garë. Kam ndryshuar stilin e pilotimit dhe jam më agresiv në pistë. Vjet e humbëm atë garë pasi nuk ishim shumë të shpejtë, të shohim se si do të paraqitemi këtë vit”, tha Leclerc.

Related posts

“NA LA PA FRYMË”/ E fejuara e Ljajiç “rikthen” VERËN në rrjetet sociale (FOTO)

Isa.Autor

FITORJA ME PËRMBYSJE NDAJ PSG-SË/ Guardiola: Mundëm një sulm të tmerrshëm, kur humbet duhet të…

Delo.autor

ZYRTARE/ Ecuria e gjatë negative, klubi i Serisë A shkarkon trajnerin italian

Delo.autor

Leave a Comment