Futboll Seria A Sport

PËRMBYSJE SPEKTAKOLARE/ Lazio i Strakoshës mposht Torinon dhe i bën presion Juventus

Lacio ka mposhtur Torinon me një përmbysje spekatkolare, me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serinë A.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Torinos, pasi kishte shënuar në minutën e 5’, Andrea Beloti, nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e dytë foli e gjitha për Lacion, me bardhekaltrit që shënuan që në minutën e 48’ me të përhershëm, Çiro Imobile.

Parolo shënoi në minutën e 73’, duke përmbysur rezultatin dhe duke i dhënë një fitore shumë të rëndësishme Lacios, që i afrohen Juventusit me 1 pikë në krye, por me bardhezinjtë që kanë edhe një ndeshje për të zhvilluar.

Related posts

GAFA NGA GJERMANIA/ Policia e Mynih uron para kohe për titullin kampion… (FOTO)

Delo.autor

Skuadrat shqiptare me sytë nga E.League, Laçi dhe Prishtina synojnë kualifikimin

Isa.Autor

MANCHESTER CITY-SOUTHAMPTON/ Shënohet goli i katërt brenda 30 minutave

F.autor

Leave a Comment