Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Tare sfidon hapur Interin, pranon negociatat për mbrojtësin e Shqipërisë

Marash Kumbulla është pa diskutim një nga zbulimet më të mëdha në Serie A këtë sezon, teksa në gjurmët e tij janë vënë disa skuadra si Interi dhe Lacio.

Pikërisht këta të fundit duken afër transferimit të mbrojtësit shqiptar, teksa kanë nisur edhe bisedimet me Veronën. Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare i cili për “Sky Sports” është shprehur se e do Kumbullën te ekipi i tij, duke shtuar se ai mund të jetë shumë i rëndësishëm për të ardhmen.

“Kumbulla te Lacio? Ndoshta ju dini më shumë se unë. (qesh) Ne kemi pasur një takim me drejtuesit e Veronës, pasi jemi të interesuar për të marrë shërbimet e lojtarit. Kumbulla mund të jetë shumë i rëndësishëm për të ardhmen, megjithatë do të kemi edhe një takim tjetër për të bërë dhe e dinim që nuk mund të mbyllnim marrëveshjen që në takimin e parë.”, u shpreh Tare.

Related posts

CHAMPIONS/ PSG feston dhe qan me Di Maria-n, dy gabime nga mbrojtësi më i kërkuar në Europë (VIDEO)

Delo.autor

TMERROHEN TIFOZËT E INTERIT/ Spalletti: NAINNGOLAN do të mungoi gjatë, rikthehet në…

Isa.Autor

Formacioni i javës në Premierligë (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment