Futboll La Liga Sport

SKANDALI/ VAR-i gabon dhe jep penallti të turpshme në Spanjë

VAR ka zgjidhur shumë probleme në gjykim, por herë pas herë po provohet se kur në mes janë njerëzit edhe gabimet janë të pashmangshme.

Javët e fundit polemika të mëdha kanë përfshirë La Ligën për sa i përket përdorimit të gabuar të teknologjisë.

Rasti më i funditt ishte në ndeshjen, Mallorca-Celta Vigo e cila u mbyll me rezultatin 5-1 dhe shumëkush mund të thotë se si ka ndikuar arbitri në këtë ndeshje. Një penallti e dhënë në favor të vendasve duhet thënë se ka qenë skandaloze.

Vendimin e bën më skandaloz fakti që ai rast u pa edhe në VAR dhe në fund u akordua 11-metërsh për skuadrën e Mallorca. Te Celta Vigo sigurisht janë tërbuar, pasi nuk është hera e parë që i ndodh e njëjta situatë ndaj të njëjtit kundërshtar.

Related posts

Metz ra nga kategoria/ Ivan Balliun e kërkon Girona

Sadik.Autor

PRAPASKENAT/ Sot një hap larg, pse Igli Tare refuzoi Milanin në verën e 2019-s?

F.autor

“NUK KA SHENJA TË…”/ Messi dribluesi më i mirë në Evropë, Ronaldo as i 50-ti

F.autor

Leave a Comment