Futboll Premier League Sport

KORRIDOR NDERI LIVERPOOLIT PËR TITULLIN/ Por shikoni gjestin e lojtarit të Cityt që po bëhet virale (VIDEO)

Liverpuli ia doli të shpallet kampion në Premier Ligë, diçka që në këtë klub mungonte prej 30 vitesh. Pikërisht ditën e djeshme ekipi i Klop përballej me Mançester Sitin e vendit të dytë, që triumfoi me rezultatin 4-0.

Para fillimit të ndeshjes lojtarët dhe stafi teknik i Sitit, bënë një korridor nderi për Liverpulin për atë që ata arritën këtë sezon. Megjithatë vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi Bernardo Silva.

Ky i fundit është kapur nga kamerat, teksa nuk i duartrokiste lojtarët e Liverpulit, ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës. Kaq ka mjaftuar që gjesti i lojtarit të nisë të bëjë xhiron në rrjetet sociale, ku njerëz të shumtë e kanë shpërndarë.

Related posts

DREJT LARGIMIT NGA REALI/ Gareth Bale një hap larg kthimit tek Tottenham. Ja detajet akordit

Delo.autor

MË I SPIKATURI/ Lila bëhet “shkes”, Mici drejt PAS Janinës

Sadik.Autor

INTER NË KRIZË EKONOMIKE/ Presidenti Zhang do të shesë aksionet tek një shoqëri… kineze

Delo.autor

Leave a Comment