Futboll Seria A

Lucas Biglia: Higuain është ndikuar nga kritikat, shpresoj të kthehet te Argjentina

Lucas Biglia ka thënë se sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, ishte ndikuar shumë nga kritikat e pavend dhe se shpreson që do të kthehet të luajë për Argjentinën.

Që nga koha kur Jorge Sampaoli e ka marrë drejtimin e Albicelestëve, 30-vjeçari nuk është ftuar te përfaqësuesja.

Mirëpo, mesfushori i Milanit dëshiron që Pipita të rikthehet në skuadrën e kombëtares.

“Higuain ishte ndikuar shumë nga kritikat destruktive, jo vetëm nga futbolli. Shpresoj që t’i jepet një shans i ri”.

“Kampionati Botëror? Ne mbështetemi te (Lionel) Messi, por nuk jemi favoritë”, ka deklaruar Biglia për Fox Sports Argentina.

Higuain i shënoi dy golat e Juventusit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit që përfundoi me rezultat 2-2.

Mirëpo, argjentinasi e humbi një penallti dhe një rast tjetër shumë të mirë për ta vulosur takimin.

Related posts

Idea brilante e organizatorëve rus, ujë dhe vanilje për tu mbrojtur nga…

Sadik.Autor

TALENTI KUQEZI/ Shkëlqen brenda pak kohësh: UZUNI i dërgon mesazh PANUCCIT

Isa.Autor

MESSI ZGJIDHET GOLASHËNUESI I SEZONIT NË LA LIGA/ Fiton trofeun Pichichi për herë të shtatë në karrierë

Delo.autor

Leave a Comment