Shqipëri

Fiton por nuk gëzon, Partizani eliminohet nga Flamurtari (Video)

Është duke u luajtur në “Selman Stërmasi” takimi i kthimit mes Partizanit dhe Flamurtarit, i vlefshëm për fazën e 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë. Pas triumfit 1-0 në Vlorë, skuadra e trajnerit Shpëtim Duro do të kërkojë ruajtjen e avantazhit, për të siguruar një biletë në gjysmëfinale.

Kupa

Nga ana tjetër të kuqtë e Starovës, synojnë përmbysjen e disavantazhit në takimin e parë, për t’iu rikthyer suksesit. Të dy skuadrat vijnë në këtë takim pa trajnerët e parë, pasi janë të dënuar nga Komisioni i Disiplinës dhe me disa ndryshime në formacion.

Sidibe

 

Bie në sy numri i pakët i tifozëve, të cilët e kanë braktisur skuadrën, për shkak të problemit me policinë.

PARTIZANI-FLAMURTARI 2-1

Sidibe 11′

MINUTË PAS MINUTE

Përfundon takimi. 

90+2′ Zëvendësimi i tretë i Flamurtarit, largohet Danilo Alvesh në fushë Tounkara

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

89′ Nurkoviç shlyen gafën e bërë në golin e dytë të Partizanit, duke i mohuar një gol të sigurt të kuqve.

84′ Danilo Alvesh lëshon një tjetër predhë, por topi përfundon në duart e portierit Alban Hoxha.

80′ GOOOL Partizani 2-1. Asani provoi me një goditje nga distanca, topi i shpëton nga duart portierit Nurkoviç dhe përfundon në rrjetë. 

74′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet Nedjelkoviç në fushë Veliu. Zëvendësim edhe te Partizani, largohet Ibrahimi, në fushë Lukas Kardozo.

71′ Danilo Alvesh nis një predhë nga distanca, edhe pse qendrore, portieri Hoxha e grushtoi drejt goditjes së këndit.

70′ Mbrojtësi i Flamurtarit, Siljanovski është ndëshkuar me karton të verdhë

64′ Progni provon me një goditje nga vendi me të djathtën, topi përfundon ngjitur me shtyllën pingule të Nurkoviç.

62′ Lorenc Trashi ndëshkohet me karton të verdhë, pas protestave ndaj gjyqtarit anësor

56′ Ditmar Bicaj, nëshkohet me karton të verdhë për protesta.

53′ Një kombinim mjaft i bukur me Bushiç dhe Nedjelkoviç në zonë, kapiteni gjuan me të brendshmen, por goditja e tij përfundon pak mbi traun e portës së Hoxhës.

48′ Një tjetër kërcënim i vlonjatëve, Useini, provon nga jashtë zonës, topi përfundon ngjitur me shtyllën.

48′ Nedjelkoviç provon me një gjuatje, por topi përfundon në duart e Alban Hoxhës.

47′ Batha provon me një gjuatje fluturimthi, por topi përfundon jashtë kuadratit.

46′ Ka startuar pjesa e dytë.

45′ Gjyqtari akordon një minutë shtesë.

43′ Ibrahimi provon të hedh një kros të rrezikshëm në zonë për Prognin, por topi është larguar nga mbrojtësit e Flamurtarit.

37′ GOOOOL Partizani 1-1. Lorenc Trashi nga e majta lëshon një predhë duke mposhtur portierin Nurkoviç dhe duke vendosur baraspeshën në “Selman Stërmasi”. 

25′ Trashi për 11-metërsh pas një dyluftimi me Sidiben, por për gjyqtarin Sino, gjithçka e rregullt.

20′ Një tjetër rast i rrezikshëm për Partizanin, me protagonist Asanin, i cili gjuan brenda zonës, topi grushtohet nga Nurkoviç, por nuk shkon në zonën e Prognit dhe largohet nga mbrojtësit vlonjat.

16′ Asani provon  me një goditje nga distanca, topi përfundon në duart e portierit Nurkoviç.

11′ GOOOL Flamurtari 0-1. Goditje dënimi për kuqezinjtë, Zuka hedh një kros në shtyllën e dytë për Sidibe, i cili gjuan saktë me kokë, duke kaluar në avantazh vlonjatët.

1′ Ka startuar takimi, Partizani luan topin e parë nga qendra.

Partizani: Hoxha, Kotobelli, Belica, Ibrahimi, Gojkoviç,  Batha, Trashi, Mala, Asani, Bardhi, Progni. Trajner: K. Dalipi

Flamurtari: Nurkoviç, Musta, Bicaj, Polozhanin, Siljanovski, Zuka, Sidibe, Useini, Danilo Alvesh, Nedejlkoviç, Bushiç. Trajner: P.Bifsha

Gjyqtar: E.Sino

Related posts

PO SHKËLQEN NË BUNDESLIGA/ Mesfushori Rexhbecaj: Do të ishte një ëndërr që të luaj me…

Delo.autor

PLAS TEK MAQEDONIA E VERIUT/ Pandev sulmon drejtuesit shqiptarë: Njerëz anti-futboll, nuk na uruan kur fituam me…

Delo.autor

NGA CIKALLESHI TEK TAULANT XHAKA/ Transferime rekord, 5 “legjionarët” sistemohen për të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment