Futboll Shqipëri Sport

“ËSHTË SI NJË AKTOR NË MESIN E FUSHËS”/ Reja analizon Serie A, gjen Gattuson e ri te Milani

Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, ka folur për fitoren e Atalantës ndaj Napolit me rezultatin 2-0. Ai dha komentin e tij për Radio Kiss Kiss Napoli. “Napoli ishte më mirë në pjesën e parë ndaj Atalantës, ndërsa në të dytën dështuan që të dilnin te loja e tyre. Atalanta tani është e sigurt, është një skuadër që fut çdo ekip në vështirësi.

“Gattuso arriti te Napoli në një moment të vështirë. Situata ishte e vështirë. Gattuso ndikoi te kokat e lojtarëve, ai u dha motivim atyre. Tekniku rriti çdo lojtarë, sepse i bëri të gjithë të luajnë. Madje dhe ata që po luanin pak, i futi, dhe u kthyen në deciziv. Në mendimin tim, Napoli mund të kapë ende Championsin”.

Tekniku i Shqipërisë foli dhe për mesfushorin e Milanit, Kessie. “Më ngjan me Gattuson. Është si një traktor në mesin e fushës. Të jep përshtypjen se nuk ka më besim te Pioli. Ai është një lojtar që vlen”, – tha tekniku i kuqezinjëve.

Related posts

“DUKE MËSUAR NGA NJË GJË TË RE ÇDO DITË”/ Jo vetëm në futboll, titullari i Interit talent edhe në… (VIDEO)

Delo.autor

Është jashtë planeve të Petkoviç/ Një tjetër shqiptar do të ketë fatin e Behramit

Isa.Autor

E BUJSHME NË ANGLI/ Manchester City rrezikon përjashtimin nga…

Delo.autor

Leave a Comment