Futboll Premier League Sport

MUNGESAT TEK DY KLUBET/ Probleme për Klopp e Pochetinon, Kane e Arnold me dëmtime afatgjatë

Nuk ishte një fundjavë e mirë për Tottenham pas asaj humbje në “Wembley” ndaj Manchester United. Për më tepër trajneri Pochetino duhet të bëjë llogaritë pa Harry Kane, i cili u dëmtua në përballjen me “djajtë e kuq”. Sulmuesi anglez ka pësuar dëmtim në kyçin e këmbës dhe sot është mësuar se do mungojë të paktën për 4 javë.

Rikthimi i sulmuesit pritet të jetë për ndeshjen kundër Chelsea për Carabao Cup më 24 shkurt. Mungesa e Kane është problem shumë i madh për repartin e sulmit të “Spurs” sepse Lucas Moura është i dëmtuar, Fernando Llorente dhe Vincent Janssen pritet të largohen këtë muaj duke lënë një boshllëk të madh në këtë repart.

Probleme nga dëmtimet po vuan edhe Liverpool. Mbrojtësi Trent Alexander-Arnold do të mungojë edhe ai për një muaj për një problem që ka në gju. Anglezi luajti në fitoren ndaj Burnley, por testet treguan se 20-vjeçari ka një dëmtim në ligamentet e gjurit dhe duhet të bëjë pushim.

Edhe për Jurgen Klopp krahu i djathtë i mbrojtjes ka qenë një problem më vete, pasi është ndeshur me dëmtimet e Joe Gomez e Joel Matip, edhe pse ky i fundit është kthyer në stërvitje me rendiment të plotë nuk është gati 100% për të luajtur në një ndeshje.

Related posts

U PEZULLUA NGA KLUBI SEPSE DHUNOI TË DASHURËN/ Tifozët i japin “goditjen” e fundit sulmuesit të “Djajve të Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

KOMBËTARJA U-17/ “Kuqezinjtë” e Bulkut zbresin në fushë, caktohen datat për dy miqësore me Kosovën

Delo.autor

Dridhet “Allianz Arena” Monchengladbach shënon gol ndaj Bayernit

Sadik.Autor

Leave a Comment