Futboll Shqipëri Sport

VIJOJNË SKANDALET NË FUTBOLLIN SHQIPTAR! Futbollisti i Adës së Velipojës godet arbitrin, s’ishte dakord me penalltinë

Situatat skandaloze në futbollin shqiptar nuk kanë të sosur. Pas akuzave për trukim të ndeshjeve, (në takimin Bylisi- Tirana), skandali i radhës regjistrohet në Gramsh.

Në ndeshjen e luajtur me skuadrës së Gramshit dhe Adës së Velipojës, futbollisti i kësaj të fundit, 29-vjeçari V.P. ka goditur dhe fyer gjyqtarin e ndeshjes pasi nuk ka qenë dakord me ekzekutimin e një penalltie. Bëhet fjalë për gjyqtarin B.L., 32 vjeç,  banues në Lezhë.

Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se lojtari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë.

Related posts

FINALJA E CONFERENCE LEAGUE/ Mbërrijnë 35 ultras në portin e Durrësit, priten rreth 500 tifozë

F.autor

PAS 11 FITORESH RADHAZI/ Interi ndalet nga Napoli dhe ndajnë pikët në “Maradona Stadium”

Delo.autor

UEFA shpërndan miliarda për “Champions League”, ja kush ekipe kanë përfituar më shumë

Q.Autor

Leave a Comment