Futboll La Liga

Barcelona merr masa drastike për të ndihmuar Dembele të ambientohet

Tentativat e Barcelona-s për të ndihmuar blerjen e madhe Ousmane Dembele të ambientohet në Spanjë kanë arritur deri aty ku ai të mos ketë më nevojë për asgjë.

Dembele u transferua në Nou Camp nga Borussia Dortmund në verë për një shifër 150 milionë euro, për të zëvendësuar Neymar.

Gjithsesi një dëmtim serioz e ka detyruar të operohet dhe të qëndrojë larg fushave për katër muaj dhe vetëm tani ka filluar të rikthehet gradualisht në ekipin e parë.

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona po bën çmos për të ndihmuar lojtarin të ambientohet me jetën e re, pas presionit të madh që ka mbi shpatulla 20-vjeçari.

Dembele moved to Barca for a deal potentially worth £135m but has struggled with injuries

Në mënyrë që të rregullojë dietën, Barça i ka vënë në dispozicion shefin personal të kuzhinës, në mënyrë që sulmuesi të mos varet nga ushqimet e shpejta.

Barcelona gjithashtu ka paguar një roje sigurie për shtëpinë e Dembele, si dhe ka gjetur një doktor dhe fizioterapist që do ta vizitojë për ta ndihmuar të rikuperohet sa më shpejtë.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Kamza: Mbyllet e para, “dhurata” e Frashërit sjell baraspeshën (VIDEO)

Delo.autor

Zidane ka gati listën e lojtarëve që dëshiron t’i blejë Realit

Q.Autor

E ARDHMJA E FRANCEZIT TEK REAL MADRID E PASIGURT/ Aventura e dytë e Zidane në stolin e madrilenëve mbyllet në…

Delo.autor

Leave a Comment