Shqipëri

Plas në Lushnje, një debat në skuadër detyron Dedjen të dorëhiqet

Trajneri Hysen Dedja ka braktisur stërvitjen e Lushnjes pas një debati me lojtarët më në moshë të skuadrës, Gentian Çela dhe Alban Byzhyti. Ka ndërhyrë dhe Erlind Korreshi dhe më pas situata ka degraduar në sharje për mikun e trajnerit, Artur Çobani. Në fund trajneri është larguar për të mos u kthyer më. Për EDS ekskluzivisht ai pranoi largimin nga posti i trajnerit të Lushnjes.

“Është e vërtetë që jam larguar nga stërvitja pas një debati me Byzhytin dhe Çelën. Debatova me Byzhytin dhe Çelën. Gjithçka nisi kur iu thash për shkrimin në gazetë, pikërisht Byzhytit, i cili ishte shprehur se nuk luante për shkak se ishte nipi i Artan Banos. Por, unë i argumentova se ai nuk luan jo se është nipi atij, por nuk ka gjendje. Në analizë nuk e ka thënë më parë diçka të tillë. I thashë që lojtarë që luajnë në pozitën tënde luajnë shumë mirë dhe do të jap një shans në Vlorë për pretendimet që ke. Nuk e pranoi këtë, por më tha që kemi ardhur të bëjmë stërvitje në fshat për hatrin tim. Iu thas se paguhen për këtë, sepse janë lojtarë profesionistë. Në këtë diskutim përmenda emrin e Çelës se edhe ai do të luajë në Vlorë. Aty nisi debati, më tha që ne jemi të trashë sepse kështu u ka thënë një shoku im i ngushtë nëpërmjet gazetës, duke iu referuar Çobanit. Ia ktheva duke i thënë që ktheja përgjigjen me gazetë dhe ti atij. Më pas kaluan në ofendime për Çobanin; Çela, Korreshi dhe Byzhyti. Nuk mund të duroja dhe u largova. U largova për të mos u kthyer”.

Po nëse këta lojtarë kreu i bashkisë i largon, ju do të ktheheni të drejtoni skuadrën?

“Do t’ia lë kohës, por mendimi im të mos kthehem aty”

Related posts

KOMBËTARJA U-21/ Vendosin golat e Muçit dhe Tucit, Shpresat e Alban Bushit triumfojnë në miqësore

Delo.autor

GJITHMONË PROBLEMATIK/ Alban Hoxha e ka”bërë rrugë” shoqërimin për në komisariat (RASTET)

Isa.Autor

DITA E PAVARËSISË ME SURPRIZA/ Projektohet miqësorja mes veteranëve të Shqipërisë përballë Kosovës. Ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment