Futboll Kategoria Superiore Sport

SPEKTAKËL NË BALLSH/ Bylisi dhe Partizani ndahen në “paqe”

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja mes Bylisit dhe Partizanit në stadiumin “Adush Muça”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Kategorinë Superiore.

Ndeshja nisi shumë mirë për vendasit, të cilët që në fillim kishin disa raste për shënim dhe dukeshin më kërkues.

Duhet të vinte minuta e 18’, kur Edison Ndreca shënoi një supergol nga goditja e dënimit duke i dhënë avantazhin ekipit të tij, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë. E dyta foli e gjitha për Partizanin, që dominoi duke kërkuar me ngulm golin.

Pikërisht atë e gjeti në minutën e 70’ me Braun, i cili shënoi pas një krosimi të marrë nga Trashi. Edhe pas kësaj rastet ishin të shumta, por asnjëra skuadër nuk ia doli të shënojë.

Me këtë barazim, Partizani shkon në vendin e 5-të me 48 pikë, ndësa Bylisi në vendin e 7-të me 44 pikë.

Related posts

UEFA PUBLIKON NDARJEN E GRUPEVE/ Ja kundërshtarët e mundshëm të Kukësit, Teutës dhe Laçit në Europa League

Delo.autor

VLLAZNIA-TIRANA/ Trajneri Mema kërkon me doemos fitoren në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Supriza Milan, hidhet në sulm për dyshen e Bayern Munchen

Q.Autor

Leave a Comment