Moto GP Sport Të tjera

MOTO GP/ Ish-kampioni i botës pranë rikthimit me motorin italian…

Jorge Lorenzo, ish-kampioni i botës në Moto GP, i tërhequr nga garat në fund të vitit të kaluar, mund të rikthehet në pistë pas një viti pushim. Mediat italiane konfirmojnë se piloti spanjoll është pranë nënshkrimit të një kontrate me motorin Ducati. Palët kanë kohë që kanë nisur bisedimet.

Lorenzo e ka pilotuar edhe më parë motorin Ducati, për dy sezone (2017-2018), por pa shkëlqyer. Spanjolli pritet të zërë vendin e italianit Andrea Doviziozo, që duket se është në prag divorci me Ducati. Kontrata e Doviziozo me motorin italian skadon në fund të këtij sezoni.

Ducati, pak kohë më parë konfirmoi se në vitin 2021 do të ketë si pilot australianin Jack Miller, por ende nuk dihet emri i pilotit të dytë, që më shumë gjasa mund të jetë Jorge Lorenzo. Aktualisht ai është piloti kolaudator i Yamaha, por duket se është nxituar me vendimin për t’u larguar nga garat.

“Asgjë nuk është e sigurtë për sa i përket të ardhmes, por për momentin po negociojmë. Jorge u largua vjet nga Honda si humbës, ndaj dëshiron të largohet si fitues nga ky sport. Ndaj, ka shumë gjasa të rikthehet”, tha Chico Lorenzo, babai i Jorge.

Related posts

Operohet sërish në dorë, Djokovic në dyshim për turneun Indian Wells

Q.Autor

NGA VLLAZNIA TEK PARTIZANI/ 20 lojtarë të Superiores që u INFEKTUAN me COVID-19 (EMRAT)

Delo.autor

Flet menaxheri: Manolas nuk largohet nga Roma

Sadik.Autor

Leave a Comment