Futboll Premier League Sport

KRIZA NGA KORONAVIRUSI/ Premier League shtyn vendimin për merkaton, ja kur pritet të fillojë sezoni i ri

Klubet e Premier Ligës e kanë shtyrë vendimin përsa i përket datës së merkatos së kësaj vere. UEFA dëshiron që hapësira e merkatos të mbyllet me 5 tetor, përpara startit të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve.

Premier Liga trofeu

Skuadrat angleze po konsiderojnë mundësinë e shtyrjes së hapësirës së merkatos edhe për disa javë, pasi janë prekur nga kriza e pandemisë koronavirus. Një vendim final pritet të merret në një takim që skuadrat e Premier Ligës do kenë me datë 24 korrik. Edhe data e fillimit të sezonit të ri 2020-2021 do konfirmohet në takimin e ardhshëm.

Data 12 shtator duket si opsioni më i mundshëm për fillimin e sezonit të ri. Federata angleze është e shqetësuar se reduktimi i numrit të ndeshjeve do ndikojë në kompeticionet dhe kupat respektive.

Related posts

FESTON EMERY/ Arsenali mund Cardiffin në një ndeshje SPEKTAKOLARE

Isa.Autor

PO SHKËLQEJNË NË “KATAR 2022″/ Nga Griezmann tek Dest, lojtarët e Barcelonës shënojnë EURO GOLA me kombëtaret

Delo.autor

Enrique: Nëse ndodh kjo, bëhem trajner i Arsenalit

Sadik.Autor

Leave a Comment