Futboll Sport

UEFA MERR VENDIMIN E RËNDËSISHËM/ Ja ku do të luhen ndeshjet e kthimit të Championsit dhe Europa League

U mbaj sot mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, teksa u morr vendim përfundimtar lidhur me takimet e kthimit të fazës së 1/16 në Ligën e Kampionëve dhe Europa League.

Sipas këtij vendimi, të gjitha sfidat e mbetura do të luhen në stadiumet përkatëse, Bajerni pret në shtëpi Çelsin, Siti do të luaj ndaj Realit në “Etihad”, Juventusi ndaj Lyonit dhe Barcelona ndaj Napolit.

Takimet do të luhen pa shikues duke respektuar protokollet shëndetësore. Kujtojmë që pas përfundimit të këtyre takimeve, ndeshjet e mbetura do të zhvillohen në qytetin e Lisbonës në Portugali, me sistem eliminimi direkt. Një lajm i mirë për ekipet vendase që nuk do të luajnë në fushë asnjëanëse.

Related posts

SUPERSFIDA NDAJ NAPOLIT/ Kjaer: Milani nuk i druhet asnjë rivali, sonte kuptojmë ku jemi

F.autor

ZYRTARE/ Kontratë deri në vitin 2023, mesfushori firmos me Kukësin

Delo.autor

Alaramohet Franca/ Futbollisti i Barcelonës rrezikon Botërorin “Rusi 2018”

Sadik.Autor

Leave a Comment