Futboll Seria A Sport

“ZLATAN IBRAHIMOVIC I DOBISHËM”/ Capello: Juventus nuk e mban kot Buffon dhe Chiellinin

Fabio Kapelo, ish-trajneri i Zlatan Ibrahimoviçit te Juventusi, nxit Milanin që t’i ofrojë rinovimin sulmuesit suedez. “Jam trajneri që e solli në Itali në vitin 2004, te Juventusi”, thotë Kapelo gjatë një interviste për “La Gazzetta dello Sport”.

“Sot e shoh shumë më me përvojë dhe super të përgjegjshëm në rolin e liderit. Del nga fusha kur duhet dalë dhe stimulon shokët e skuadrës edhe nga jashtë. Di të jetë vendimtar edhe në këtë mënyrë.

Nëse Milani vendos që të ardhmen t’ia besojë një grupi të rinjsh, prezenca e një lojtari si Ibrahimoviç do të ishte e dobishme. Për të njëjtën arsye Juventusi konfirmon Bufonin dhe Kielinin…”, nënvizoi Don Fabio.

Related posts

E TRISHTË/ Covid-19 i merr jetën Viron Toskës, trajnerit të mirënjohur vlonjat të basketbollit

Delo.autor

Coman operohet me sukses, rrezikon Botërorin

Q.Autor

I MUNDI SIONI/ Spaletti: Jemi shumë të ngarkuar nga stërvitja

Isa.Autor

Leave a Comment