Futboll Premier League Sport

KËRKON KUALIFIKIMIN NDAJ REALIT/ Manchester City duhet t’ia dalë pa futbollistin kryesor përballë “Los Blancos”

Mançester Siti do të luajë pa sulmuesin kryesor Serxho Aguero përballë Real Madridit në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/16-ave të Ligës së Kampioneve në 7 gusht.
AGUERO
Lajmi u konfirmua nga trajneri i “Qytetarëve” Pep Guardiola. Sulmuesi argjentinas u dëmtua në gju në ndeshjen kundër Bërnlit, e fituar 5-0. Lojtari duhet t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal në gju dhe e ka të pamundur të rikuperohet në kohë për sfidën e rëndësishme të 7 gusht me ekipin spanjoll.

Mançester Siti niset si favorit për të kaluar në fazën tjetër, pasi fitoi ndeshjen e parë në Madrid 1-2.Në rast kualifikimi në çerekfinale, “Qytetarët” do të përballen me fituesin e çiftit Juventus-Lion.

Related posts

Dillian Whyte “masakron” Joseph Parkerin në një ndeshje rraskapitëse

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Real Madrid në ankth. Pas trajnerit Zidane, rezulton poztiv me COVID-19…

Delo.autor

FORMULA 1/ Hamilton paralajmëron Verstappen: Mercedesi im është një përbindësh

Delo.autor

Leave a Comment