Futboll Kategoria Superiore Sport

BARAZIM SPEKTAKOLAR NË “AIR ALBANIA”/ Tirana ndal Partizanin në frymën e fundit

Është mbyllur në barazim 1-1 derbi i frikës mes Partizanit dhe Tiranës. Festë në frymën e fundit për bardheblutë e Emanuel Egbosë të cilët ishin duke u mposhtur me rezultatin 1-0 deri në minutën 90+2, kur talenti Ernest Muçi barazoi shifrat.

Një barazim si fitore për Tiranën. Partizani zhvilloi një ndeshje të madhe dhe u futi drithërimat bardhebluve me golin e Melos, por Tirana ia doli të shënonte një gol në minutën e dytë shtesë me Muçin, që mund të jetë edhe goli i titullit. Barazimi për të kuqtë nuk vlen edhe aq shumë, ndërkohë për Tiranën, për mënyrën se si erdhi, mund të konsiderohet edhe si fitore!

Related posts

NUK KA NDËRMEND TË NDALET/ Buffon merr propozimin që…

F.autor

“OHHH, GOLI I JETËS”/ Komentatori epik mes lotësh përshkruan “dramën” e Ajaxit (VIDEO)

Delo.autor

ÇUDI/ “Rekord”, futbollisti rus “leksion” spanjollëve për pasimin e topave

Isa.Autor

Leave a Comment