Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Futbollisti shqiptar rezulton me COVID-19, i gjithë ekipi futet në karantinë. Shtyhen ndeshjet

Rasti i mbrojtësit të Kosovës Mirlind Kryeziu, i cili rezultoi pozitiv me Koronavirus te Zyrihu, ka bërë që të shtohet frika në Zvicër.

hekuran-kryeziu-750x430

Kryeziu ishte rasti i parë me Koronavirus në kampionatin zviceran dhe për këtë arsye, ankthi është i madh.

Madje Zyrihu ka marrë vendim që të gjithë lojtarët dhe stafi i ekipit të karantinohen për 1 javë dhe në këtë mënyrë shtyhen edhe dy ndeshjet në kampionat që ky ekip kishte, me Sionin dhe Bazelin.

U tha se Kryeziu nuk kishte pasur kontakte me pjesën tjetër të skuadrës pasi kishte ndjerë simptomat, por për siguri i gjithë ekipi ka vendosur të karantinohet.

Related posts

Leicester pranon ofertën e Manchester City për Mahrez

Sadik.Autor

SFIDA CHAMPIONS NDAJ VILLARREAL/ Sulmi i katërt më i mirë, treshja Vlahovic-Dybala-Morata jep shpresa

Delo.autor

FIRMOSI ME ATALANTËN/ Ish-futbollisti i Liverpool largohet nga klubi italian pas vetëm 3 javësh

F.autor

Leave a Comment