Futboll La Liga Sport

TELASHE PËR FUTBOLLISTIN E INTERIT/ Kalon me semafor të kuq me “Rolls Royce”-in luksoz dhe testi i alkoolit i del pozitiv. Ja si e ‘dënon’ policia

Një moment pa dyshim jo i mirë për Marcelo Brozoviç, në fushën e gjelbër për shkak të dëmtimeve por edhe jashtë saj.

Natën mes të premtes dhe të shtunës mesfushori i Interit, në bordin e makinës së tij “Rolls Royce Cullinan” (motor me 600 kuaj fuqi dhe çmimi mbi 350 mijë euro), u ndalua nga një patrullë e karabinierëve pasi kishte kaluar me semaforin e kuq në Piazza Cantore, jo larg nga zona e Naviglit, në Milano.foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Kroati iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili rezultoi pak përtej kufijve të lejuar. Policia i merr patentën.

Rezultati i provës së alkoolit: 0,54 gramë alkool për litër gjaku, pak më i lartë se kufiri maksimal i lejuar me ligj prej 0.50, por i mjaftueshëm sa duhet për sanksionin.

Brozoviç u gjobit edhe për targën gjermane të makinës, e cila është e regjistruar në emër të një kompanie me qendër në Mynih, pavarësisht se është banor në Itali prej më shumë se 60 ditësh.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJ/ Kërkohej nga Milani, regjizori i Realit gati të largohet nga Madridi!

Delo.autor

Barcelona dhe Arsenali në luftë për mesfushorin e Juventusit

Isa.Autor

Cavani i jep fund spekulimeve: Me Neymar jemi miq, mjaft folët për një episod

Q.Autor

Leave a Comment