Futboll La Liga Sport

E ARDHMJA E “JASHTËTOKËSORIT”/ Kompanitë e basteve parashikojnë ekipin e ri të argjentinasit

Presidenti i Barcelona-s, Bartomeu, ka thënë se Messi nuk do të lëvizë. Megjithatë, rinovimi i kontratës nuk ka ardhur akoma dhe klubi katalanas rrezikon ta humbë yllin argjentinas me kosto zero në qershorin e vitit 2021.

Kjo është arsyeja pse kompanitë e basteve nuk e konsiderojnë një marrëzi shitjen e Pleshtit nga ana e Barçës në merkaton e ardhshme dhe kanë parashikuar skuadrat ku mund të përfundojë Leo.

Destinacioni më i mundshëm, me koeficientin 7.50, është Manchester City i Pep Guardiola-s, njeriu që e shpiku Messi-n në rolin e nëntës false dhe ndërtoi rreth tij një ekip legjendar.

Pas Qytetarëve vjen Inter-i, që po kthehet në një zgjidhje gjithnjë dhe më e besueshme: mjafton të mendohet se në pak ditë koeficienti për transferimin e Pleshtit te zikaltër brenda 5 tetorit të ardhshëm, siç ka bërë të ditur Agipronews, ka rënë nga 12 në 9.

Related posts

LIVERPOOL-HUDDERFIELD/ Mane mposht portierin me një goditje me kokë, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

PËRBALLJA GJYSMËFINALE NË CHAMPIONS/ Pochettino “thumbon”: Nuk është e drejtë nëse…

Delo.autor

Juventus nuk ‘heq dorë’ nga Dybala, refuzon ofertën faraonike të Manchester United

Q.Autor

Leave a Comment