Futboll Sport

CHAMPIONSHIP/ Turpërim historik për Hull City: mundet 8-0 nga Wigan! (VIDEO)

Një turpërim i vërtetë.

Hull City ka dalë me kockat e thyera nga përballje me Ëigan. Ndeshja e Championship-it, kategoria e dytë e futbollit anglez, ka shkuar përtej çdo parashikimi: verdhezinjtë jo vetëm që janë mundur, por janë masakruar.

Portieri Long, në fakt, e ka nxjerrë tetë herë topin nga porta gjatë 90 minutave. Dhe të mendosh se duhej të ishte një ndeshje e ekuilibruar, me Wigan-in që e ka siguruar mbijetesën dhe Hull City që luftonte për t’iu larguar vendit të parafundit.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 8-0, me ndeshjen që ka hyrë në histori për arsye të ndryshme. Wigan ka regjistruar numrin më të madh të golave të shënuar në një ndeshje të kampionatit, ndërsa ka qenë mbresëlënës rezultati i pjesë së parë: 7-0 pas vetëm 45 minutash lojë!

Related posts

Laçi tronditet pas fitores me Skënderbeun, shkak bëhet mesfushori

Sadik.Autor

Legjenda e Milanit propozon De Biasin për stolin e Italisë

Sadik.Autor

Barcelona është favoriti numër një për të fituar Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment