Moto GP Sport

MOTO GP/ “Doktor” Rossi optimist: Pas një pushimi kaq të gjatë ja çfarë më duhet për të fituar

Piloti italian Valentino Rossi shprehet i kënaqur që pas një pushimi kaq të gjatë do të rikthehet në pistë. Ditën e diel, në pistën e Jerez (Spanjë) nis sezoni 2020 i Moto GP. Ky është sezoni i fundit i Rossi me motorin Yamaha. “Më në fund rikthehemi në pistë, pasi më ka munguar kjo ndjesi”, tha Rossi.

“Do të nisim testet e para në këtë pistë dhe të shohim se si është gjendja. Në testet e kryera në Sepang dhe Losail u paraqitëm mirë, por që nga ajo kohë kanë kaluar disa muaj. Na duhet të gjejmë një harmoni në pistë me motorin e ri. Gjithsesi, unë jam gati për sezonin e ri”, u shpreh Valentino Rossi.

Legjendaj e Moto GP shprehet se ka një ndjesi të mirë për këtë sezon, teksa garon për titullin e 10-të kampion në karrierën e tij. “Testet dimërore i mbyllëm mirë, ndaj kam një ndjesi pozitive. Jerez është një pistë ndryshe dhe vendimtar në këtë fillimsezoni për të fituar do të jetë përshtatja pas një pushimi kaq të gjatë”, tha Rossi.

Related posts

“SERIE A ËSHTË BËRË MË I FORTË KËTË SEZON”/ Flet Claudio Marchizio: Juventusi ka një ekip fantastik…

Delo.autor

PAS TRANSFERIMIT TEK…/ Tifozët e mirëpresin Peter Crouch me një kryevepër (FOTO)

Delo.autor

MIQËSORJA NË ARMENI ANULOHET PREJ LUFTËS/ FSHF e pranishme në Jerevan, UEFA cakton arbitrat. Zbulohen prapaskenat

Delo.autor

Leave a Comment