Futboll La Liga Sport

I JEP FUND POLEMIKAVE/ Reali shpëton nga Jovic, klubi gjerman sfidon Milanin e Arsenalin

Nuk ka më dyshime, Luka Jovic do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit. Serbi ishte një nga dështimet më të mëdha të ekipit spanjoll, pasi nuk arriti në asnjë moment që të justifikonte shifrën e kripur për të.

22-vjeçari ka disa ekipe pas vetes, pasi Milani dhe Arsenali kanë shfaqur interesin e tyre prej kohësh, por së fundmi në skenë ka dalë dhe një ekip tjetër. Italianët dhe anglezët kanë shfaqur interes, por ende nuk ka hapa konkretë.

Hertha Berlini nga krahu tjetër ka bërë me dije se Jovic mund të rikthehet në Bundesligë. Ai ka shkëlqyer në futbollin gjerman dhe një kalim i mundshëm në këtë kampionat mund t’i shpëtojë karrierën futbollistit. Drejtuesit i Herthes i kanë ofruar vendin e titullarit, mbetet për t’u parë se çfarë do të vendoset.

Related posts

NUK DUAN TË VAKSINOHEN/ Bayern Munich merr masën drastike kundër lojtarëve “no-vax”

Delo.autor

Benevento merr fitore në frymën e fundit, shënon lojtari që po e kërkon gjithë Seria A (VIDEO)

Sadik.Autor

MERKATO E JANARIT/ Ja 2 përforcimet e para për Solskjaer…

Isa.Autor

Leave a Comment