Futboll Seria A Sport

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Inter gati 120 milionë euro për të realizuar ëndrrën e Contes

Inter po punon për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe po mendon të investojë tek ata lojtarë që janë të përshtatshëm për lojën e Conte-s.

Një nga këta është N’Golo Kante i Chelsea-t.

Në pritje për të kuptuar të ardhmen e Lautaro Martinez, objektivi kryesor i Barcelona-s, Inter-i mund të vendosë të nxjerrë në shitje dy yje të ekipit: Milan Skriniar dhe Marcelo Brozovic.

Sipas Tuttosport, në fakt, drejtuesit zikaltër do të ishin të gatshëm të privoheshin nga mbrojtësi dhe mesfushori kundrejt një oferte prej 60 milionë euro për secilin.

Me 120 milionë eurot që mund të fitojnë nga shitjet e dy lojtarëve, zikaltrit do të zhytej në merkato me një objektiv të qartë në mendje: Kante.

Kampioni i botës mund të jetë një përforcim i çmuar në ekipin e ardhshëm të Inter-it dhe mund t’i jepte zikaltërve atë ekuilibër që shpesh ka munguar në momentet vendimtare gjatë këtij sezoni.

Nuk përjashtohet as mundësia që milanezët ta përdorin Brozovic si kundër-ofertë teknike për të bindur Blutë.

Related posts

9 PIKË NË 9 NDESHJE/ Daja pranon krizën te Partizani: Me mua apo jo trajner…

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Manchester United kërkon “problematikun” e Barcelonës, ja vendimi për “katalanasit”…

Delo.autor

Monaco i kishte vënë klauzolën më të lehtë në histori Mbappes – Tani francezi është lojtar i ri i ‘princave’

Q.Autor

Leave a Comment