Futboll Shqipëri Sport

E ARDHMJA MBETET NË DRITËHIJE/ Hysaj me shirit kapiteni, Napoli i bëri dhuratë për rekordin personal

Elseid Hysaj luajti nga minuta e parë në ndeshjen ndërmjet Bolognas dhe Napolit të mbyllur me rezultatin 1-1. Shkodrani zëvendësonte shokun e tij të ekipit Mario Rui sepse trajneri Gennaro Gattuso bëri rotacion.

Interesant ishte fakti që Hysaj mbante në krah shiritin e kapitenit. Mbrojtësi ynë  bëri një paraqitje të mirë dhe në mungesë të Insignes dhe Callejon që u futën në pjesë të dytë dhe Koulibaly që ishte i pezulluar ishte dhe udhëheqësi i skuadrës.

Shiriti ishte dhe një dhuratë për Hysajn, pasi në ndeshjen e luajtur mbrëmë kapi shifrën e 300 sfidave të luajtura në futbollin profesionit. Një shifër shumë impresionuese, ndërsa e ardhmja mbetet me dritëhije për futbollistin tonë.

Related posts

ZYRTARE/ Tjetër goditje në merkato, Laçi prezanton sulmuesin 28-vjeçar…

Delo.autor

Luciano Spalletti: Duhet ta tregoj se e meritoj Interin

Q.Autor

JUVENTUS-ROMA/ Kumbulla titullar përballë Ronaldos, të dyja skuadrat kërkojnë fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment