Futboll Seria A Sport

PIRLO E NIS ME VRIONIN/ “Maestroja” konfirmon bomberin shqiptar

Forma e treguar në disa ndeshje radhazi ka bërë që Xhakomo Vrioni të gjejë konfirmimin te skuadra bardhezi. Teksa në ndeshjen e fundit në fazën “play off” me Juventus U-23 ka qenë mbrëmja në të cilën Vrioni realizoi një eurogol nga distanca, mediat italiane bëjnë me dije se pikërisht skuadra e re e Pirlos do të nisë me disa konfirmime bazë në skuadrën aktuale.

“Tuttsport”, referuar Serisë C të futbollit italian, bën me dije se “Maestroja” ka kërkuar që Vrioni të jetë një prej lojtarëve që konfirmohen në ekip për të qenë pjesë e rëndësishme e projektit për sezonin e ardhshëm. Të tjerë si shqiptari të kërkuar me ngulm që të mbahen në ekip si pasojë e dëshirave të Pirlos do të jenë Markez dhe Frabota.

vrioni

Për bomberin e Kombëtares shqiptare, krahas mundësisë që të stërvitet herë pas here me skuadrën e parë të Juventusit, do të jetë fat që të ketë në krye të ekipit një ish-mesfushor të mrekullueshëm si Andrea Pirlo. Me siguri që ka shumë për të mësuar nga klasi i “Maestros”.

Related posts

ZYRTARE: Atletico Madrid prezanton Diego Costan

Q.Autor

Inter, gati të sakrifikojë Icardi-n për dyshen Martinez-Dzeko

Sadik.Autor

‘Shpërthen’ Neymar: Nëse vjen Ronaldo, largohem unë!!

Q.Autor

Leave a Comment