Futboll Seria A Sport

RIHAPEN BISEDIMET/ Shpresa rinovimi, Juventusi shton bonuset për yllin e skuadrës

Kishte ditë gjatë muajit janar, kur do të kishte mjaftuar të pyesje Mauricio Arrivabenen edhe se sa ishte ora, për të marrë si përgjigje:

“Para së gjithash duhet të kuptojmë se sa i rëndësishëm është numri 10 te Juvja dhe se çfarë do të thotë të veshësh atë fanellë dhe ta meritosh atë”. Në ato ditë, fjala “menaxher” ngjallte reflektime të mëtejshme e të pakushtëzuara nën refrenin:

“Disa lojtarë janë më të lidhur me menaxherin e tyre sesa me bluzën e klubit që përfaqësojnë. Dikush hamendësoi se kishte lidhje me De Ligtin për shkak të komenteve të Mino Raiolës mbi të ardhmen e holandezit, por në njëfarë mënyre, Arrivabene thumbonte drejtpërdrejtë Paulo Dibalën që prej muajsh po zvarrit rinovimin.

Sidoqoftë, çështja e firmës duket më optimiste tani e në vazhdim, duke qenë se këtë muaj është e sigurt se Dibala dhe Juventusi do të ulen në një tavolinë, me klubin ka ka menduar strategjinë e re.

Vërtet Andrea Anjeli ka bërë disi prapakthehu nga oferta e parë prej 8 milionë eurosh, plus 2 milionë bonusesh lehtësisht të arritshme, por ndoshta me paraqitjet e fundit që ka bërë argjentinasi, ndoshta edhe në klub janë bindur.

Gjithsesi, edhe ajo oferta e reduktuar që u refuzua në fillim të janarit, 7 milionë euro neto, plus 2 milionë bonuse, pritet që të rritet, por duke shtuar bonuset: 7.5 milionë neto si rrogë, plus 2.5 milionë të tjera në formë bonusesh, në mënyrë që Dibala dhe menaxheri i tij t’i afrohen atyre 10 milionë eurove në sezon aq të dëshiruara, nga të cilat nuk duan të heqin dorë.

Fundja, me lëvizjet e ndodhura në janar ku largimet e Aron Ramsejt (7 milionë euro neto në vit), Rodrigo Bentankurit (5 milionë neto) dhe Dejan Kulusevskit (3 milionë në vit) kanë hapur hapësira që të gjehen paratë për të bindur “La Joyan” të rinovojë.

Related posts

“FERR” PËR PORTUGALINË/ Në 1/8 rrezikojnë Belgjikën ose Holandën. Në telashe edhe Spanja. KOMBINIMET

Delo.autor

Milani në “fije të perit”/ Klubi kuqezi rrezikon “eksodin” në rast dënimi nga UEFA

Sadik.Autor

743 milionë euro vetëm për një Champions League, a ka dështuar Barcelona?

Sadik.Autor

Leave a Comment